Please enter at least 3 characters.

​LDK-ja kërkon që Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike të votohet sot edhe në lexim të dytë

2020/10/arben-gashi-ldk-2020-2-e1622105234187.jpg

Pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në parim Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu kërkoi partive tjera parlamentare t’i japin propozimet e tyre për të votuar menjëherë gjatë ditës në lexim të dytë “rimëkëmbjen ekonomike”.

“Nëse keni vullnet kisha propozuar që brenda mundësive me qenë se gjitha partitë politike i kanë mundësitë e tyre për tu shtuar në këtë projektligj sot të thërrasim seancën dhe të përfundojmë nëse keni vullnet”, tha ai.

Por kjo u pa si e pamundur nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

“Besoj ju i dini proceduarat, kjo seancë e jashtëzakonshme përfundon me kaq”, tha ai.

Deputetët me 64 vota për votuan në parim Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike./KP/