Please enter at least 3 characters.

LDK dorëzon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

2023/12/Ndertesa-Selia-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se sot do të dorëzon në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Në njoftim thuhet se dorëzimin do ta bëjnë rreth orës 15:00.

"Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës: LIGJIN NR. 08/L-294 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 08/L- 197 PËR ZYRTARET PUBLIK , sot me datë: 07.11.2024 ora 15:00, vendi: Gjykata Kushtetuese, rr."Perandori Justinian", nr. 44 Prishtinë", thuhet në njoftim.

LDK edhe më herët ka dorëzuar në Kushtetuese disa ligje të Qeverisë Kurti./Telegrafi/