Please enter at least 3 characters.

LDK dakordohet për procedurat e mëtejme për rrëzimin e Qeverisë

2019/05/20190527_1.jpg

Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të LDK-së.

Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se në këtë takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

"U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale. Kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme", thuhet në njoftimin për media.

Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren. /Telegrafi/