LDD: Të caktohet data e zgjedhjeve sa më parë
29/05/2009
Caktimi i datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit, sipas LDD-së, është obligim kushtetues. “Andaj, bëjmë thirrje që ky proces të mos zvarritet më, ngase kjo i bënë të dyshojnë qytetarët e Kosovës, se koalicioni qeverisës dëshiron ta përcaktojë fituesin ende pa u mbajtur fare zgjedhjet e paralajmëruara që do të mbahen këtë vit”, është thënë të premten në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.
LDD këmbëngul se këto zgjedhje duhet të mbahen gjatë muajit tetor për arsye të shumta, ku mbi të gjitha është që t’i mundësohet votuesve që të dalin në zgjedhje gjatë kohës kur klima në Kosovë është më e përshtatshme. /Telegrafi/


