Please enter at least 3 characters.

Lazio bën mrekullinë në kohën shtesë – i bën presion Juves dhe Interit për kreun

2019/12/GettyImages-1189041852.jpg
274:"CAGLIARI, ITALY - DECEMBER 16: Ragnar Klavan of Cagliari Calcio competes for the ball with Joaquin Correa of SS lazio during the Serie A match between Cagliari Calcio and SS Lazio at Sardegna Arena on December 16, 2019 in Cagliari, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Lazio ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit në një ndeshje që u vendos tek në kohën shtesë, me kryeqytetasit që e rikthyen rezultatin për të fituar 2-1.

Lazio dhe Cagliari kanë befasuar këtë vit me ndeshje të mira, duke marrë rezultate dhe duke qëndruar në pjesën e lartë të renditjes.

Ndeshja nisi shumë mirë për sardët që shënuan që në fillim.

Ishte Joa Pedro që asistoi për Giovani Simeonen, i cili me një goditje të fortë shënoi për 1-0.

Festa e golit

Pjesa e parë u mbyll me ketë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Lazio i shtoi forcat sulmuese.

Por për ta marr fitoret të besuarit e Simeone Izaghit, u desh ta presin kohën shtesë.

Fillimisht Luis Alberto barazoi rezultatin me një top të kthyer, ku me një gjuaje të fuqishme shënoi për 1-1.

Duel nga ndeshja (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Kur pritej që ndeshja të mbylljes në minutën e tetë të shtesës, ishte Felipe Caicedo që shënoi për 2-1.

Me këtë fitore Lazio arrin  në kuotën e 36 pikëve, tri më pak se Interi dhe Juventusi. /Telegrafi/