Please enter at least 3 characters.

Lasko triumfon në Kampionatin Evropian 2024 të birrës nga LADbible - 24 vende pjesëmarrëse, 24 birra

2024/06/Lasko-euro-2024-ladbible.jpg

Dy tifozë anglezë të futbollit nga LADbible dhe adhurues të birrës, kanë bërë një test, duke marr 24 birra nga çdo vend pjesëmarrës në Euro 2024, duke e zgjedhur birrën më të mirë nga vendet përkatëse.

Dy "gjyqtarët" e birrës, testimin e saj e filluan sikurse që është faza e grupeve në Euro 2024, ku nga gjashtë grupe, kanë renditur birrat nga vendi i parë në të katërtin. Dy vendet e para shkuan në eliminim direkt, gjithashtu edhe birrat nga vendet e treta dhe në fund i përballën birrat në fazën e eliminimit direkt.

Më poshtë i gjeni grupet dhe birrat që janë marrë për tu testuar nga secili vend.

Grupi A: Krombacher (Gjermani), Feldschlosschen (Zvicër), Dreher (Hungari),  Tennent's (Skoci).

Grupi B: Estrella (Spanjë), Birra Moretti (Itali), Birra Korça (Shqipëri), Ozujsko (Kroaci).

Grupi C: Lasko (Slloveni), Carlsberg (Danimarkë),  Jelen (Serbi), Carling (Angli).

Grupi D: Heineken (Holandë), Stiegl Weisse (Austri), Kronenbourg (Francë), Tyskie (Poloni).

Grupi E: Ursus (Rumani), Stella Artois (Belgjikë), Zlaty Bazant (Sllovaki), Lvivske (Ukrainë).

Grupi F: Efes (Turqi), Staropramen (Çeki), Super Bock (Portugali), Natakhtari (Gjeorgji).

Pas kësaj kanë shkuar në sistemin e eliminimit direkt, duke përballur birrën e një vendi me një birrë të një vendi tjetër.

Duke larguar nga çdo raund nga një birrë në fund arritën në finalen e madhe, ku Lasko nga Slovenia dhe Lvivske nga Ukraina mbetën të fundit.

Pas disa provave, dyshja angleze e zgjodhi Laskon nga Sllovenia si birrën më të mirë, duke e shpallur si Kampione Evropiane në garën e tyre.

"Duhet të jetë Lasko, një birrë fantastike, ndoshta mund të jetë birra më e mirë e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në histori të Kampionateve Evropiane...", tha Matt. Për të gjithë ata që nuk e dinë, LADbible është një kompani britanike që krijon përmbajte në rrjetet sociale, dhe është një nga më të njohurat në botë.

Lasko rrugës kishe eliminuar në fazën e eliminimit direkt për të arritur në finale birra si" Ursus (Rumani), Estella (Spanjë) dhe Natakhtari (Gjeorgji). /Telegrafi/