Please enter at least 3 characters.

Largohet nga puna zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, kontrabandoi gjëra të palejueshme

2023/05/347141973_1025031125548460_3746346600374611984_n.jpg

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Sipas njoftimit të SHKK i njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në fund të njoftimit të SHKK./Telegrafi/