Please enter at least 3 characters.

Lansuesin rus të dronëve e godasin direkt me HIMARS-in amerikan, pamje nga droni nga aksioni në jug të Ukrainës

2024/02/himars.jpg

Njësitë speciale të ushtrisë ukrainase po vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre – duke shkatërruar forcat armike ruse në të gjitha drejtimet.

Derisa po zmbrapsin sulmet e forcave ruse në jug të Ukrainës, ata gjithashtu kanë arritur të shkatërrojnë edhe një lansues dronësh të tipit ZALA, transmeton Telegrafi.

Pasi ishte lokalizuar lansuesi mobil i dronëve, ukrainasit morën dritën e gjelbër për ta goditur këtë makineri luftarake.

Ata e qëlluan direkt me sistemin raketor amerikan HIMARS – duke e bërë copa dhe pamundësuar forcave ruse që të vazhdojnë me sulmet kamikaze me dron në atë rajon.

Është interesant se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që e tërë zona përreth lansuesit u përfshi nga një zjarr i madh, por disa sekonda më pas shihen dy ushtarë duke vrapuar në një zonë më të sigurt – që me gjasë janë rusë. /Telegrafi/