Lansohet online faqja më e madhe për ora dhe syze origjinale (me 26 brende)
Distributori më i madh kosovar i brendeve kryesore për ora, syze dhe aksesorë – iAs Group së fundmi ka lansuar uebfaqen e saj zyrtare online ias-ks.com, prej nga mund t’i blini qindra modele të produkteve më të reja origjinale nga emrat si Emporio Armani, DKNY, Tommy Hilfiger, Calvin Klein, Fossil, Skagen, Diesel dhe jo vetëm kaq.
Në faqen e re për blerje online nga iAs gjenden kategoritë e dedikuara për ora të meshkujve dhe femrave, syzet, bizhuteritë, opsioni outlet si dhe modelet më të fundit të më shumë se 26+ brendeve kryesore të cilat iAs i ofron ekskluzivisht në tregun e Kosovës.
Tek kategoria e orave janë të listuara produktet e markave të mëdha sikurse Adidas, Alfex, CASIO, Calypso, Candino, Cerruti, Diesel, DKNY, Emporio Armani, Festina, Fossil, Frederique Constant (brend premium zviceran), Jaguar, Lotus, Police, Skagen, Swiss Military Hanowa dhe Tommy Hilfiger.
Ndërsa brendet kryesore të orëve që ofrohen për blerje online përfshijnë markat e njohura ndërkombëtare si Calvin Klein, Chloe, Diesel, Dragon, DSquared, G Star, Guess, Karl Lagerfeld, Lacoste, Liu Jo, MCM, Mercedes Benz, Nike, Police, Porsche Design, Salvatore Ferragamo dhe Tom Ford.
Gjatë kërkimit të produkteve në faqe, përdoruesit mund t’i filtrojnë produktet sipas kostos ose brendit që ata duan, ndërsa opsionet për pagesë mundësojnë që përdoruesit të paguajnë online, të marrin zbritje nga promocionet e shumta si dhe të vendosin të paguajnë kur ora ose syzet e zgjedhura ju arrijnë në adresën e lënë.
Përpos opsionit online, iAs ka edhe rrjetin më të madh të dyqaneve, përkatësisht 8 dyqane në qytetet e mëdha të Kosovës, duke përfshirë edhe dyqanin outlet në Albi Outlet në Fushë Kosovë, në të cilin ofrohen orat dhe syzet që kushtojnë edhe më lirë.


