Please enter at least 3 characters.

Lansohet dueti i Esttos dhe Sonit, një këngë verore me klip që i përshtatet sezonit

2022/06/stto.jpg

“Amante” është titulli i këngës më të re, të cilën e kanë publikuar në duet, Estto dhe Soni Malaj.

Ernest Zeka (emri i vërtetë i Esttos) është kujdesur për muzikën dhe po ashtu e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.

Për anën vizuale është kujdesur BUG Production që e ka xhiruar videon muzikore.

Duke qenë se jemi në sezonin e verës edhe xhirimet e klipit janë bërë në plazh për t’u përshtatur me këtë periudhë të vitit.

Në videon muzikore, Soni ka ardhur me dukje tërheqëse dhe atraktive në vallëzimet e saja. /Telegrafi/