Please enter at least 3 characters.

Lansimi i iPhone 12, Apple e detyruar të kthejë vendimin rreth kufjeve

2020/10/Screenshot_1-109.png

Apple ditë më parë ka zbuluar iPhone 12, duke prezantuar katër modele duke përfshirë iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro të cilat janë të hapura për para-porositje qysh tani, si dhe iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max të cilët do të jenë në dispozicion për para-porositje muajin tjetër.

Teksa ata u prezantuan, aksesorët brenda kutisë mungojnë kësaj here - pa kufje dhe as ngarkues të përfshirë në kuti, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Apple është duke u detyruar të përfshijë kufje - por jo për të gjithë.

Arsyeja që aksesorët u tërhoqën sipas Apple, është që të përpiqet të arrijë qëllimin e saj të ruajë sa më shumë ambientin.

Por, në Francë, gjiganti i teknologjisë po detyrohet të dërgojë telefonin me EarPods në kuti.

MacRumors raporton se në vitrinën franceze të Apple, iPhone i ri përfshin EarPods për shkak të ligjit francez bazuar në mbajtjen e përdoruesve të sigurt nga rrezatimi elektromagnetik.

Aksesorët e Apple janë akoma të disponueshëm për tu blerë veçmas, përfshirë AirPod-et e saj pa tel, duke çuar në një debat nëse pajisjet e kutisë janë apo jo të nevojshme.

Cilido qoftë mendimi juaj, nëse jeni diku tjetër përveç Francës, nuk keni zgjedhje në këtë çështje; nëse nuk keni aksesorë të Apple, do t'ju duhet t'i blini veç e veç. /Telegrafi/