Please enter at least 3 characters.

Lamtumira sa pikëlluese, aq edhe acaruese: Donnarumma u përshëndet me bashkëlojtarë pas ndeshjes me Atalantën

2021/05/donnarumma-5.jpg
351:"AC Milan's goalkeeper from Italy Gianluigi Donnarumma reacts at the end of the Italian Tim Cup final football match AC Milan vs Juventus on May 21, 2016 at the Olympic Stadium in Rome. Juventus won 0-1 in the extra time. AFP PHOTO / FILIPPO MONTEFORTE / AFP / FILIPPO MONTEFORTE (Photo credit should read FILIPPO MONTEFORTE/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Portieri i Milanit thuhet se u dha lamtumirën shokëve të tij të skuadrës pas fitores 2-0 ndaj Atalantas.

Tuttosport raporton se agjenti Mino Raiola nuk ishte i kënaqur nga oferta e Rossonerëve prej tetë milionë euro në sezon dhe kërkoi dhjetë milionë për portierin italian, të cilit kontrata i skadon më 30 qershor.

Por, gazeta thekson gjithashtu se ai kërkoi një komision që besohet të jetë midis 15 dhe 20 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e re me klubin italian.

Milani nuk kishte ndërmend të nënshkruante një marrëveshje të tillë, pasi do të thoshte se ata do të blinin përsëri të drejtat e një lojtari që u rrit në ekipin e të rinjve dhe u zhvillua në një titullar në San Siro.

Dhe MilanNews pretendon se Donnarumma tashmë ishte duke u përgatitur të largohej nga klubi para se të mbaronte sezoni, pasi ai përshëndeti shokët e tij të skuadrës, derisa Milani siguroi një vend në Liëgn e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Portieri rrëfeu se nuk do të rinovonte me Milanin dhe klubi ka vendosur të nënshkruajë me portierin e LOSC Lille, Mike Maignan, i cili ka kryer testet mjekësore këtë mëngjes. /Telegrafi/