LAMM: Kujdes kur vozisni në këto rrugë
14:"Ridvan Slivova
03/11/2016
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë apelon që qytetarët të kenë kujdes kur vozisin nëpër rrugë në të cilat janë shfaqur rrëshqitje dhe lagështi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rrugën Mavrovë-Dibër, tek ura ''Melniçki'' do zhvillohet lëvizje vetëm në një drejtim për shkak të punëve të kryhen në rrugë.
Intensiteti i qarkullimit nëpër rrugë jashtë qyteteve është i ngadalshëm dhe nuk pritet më shumë se 10 minuta për hyrje dhe dalje nga Maqedonia nëpër të gjithë kufinjtë.
Nga LAMM japin informacione se duhet të respektohen shenjat e komunikacionit dhe të respektohen shpejtësitë e shënuara nëpër tabela./Telegrafi/


