Please enter at least 3 characters.

Lamborghini, Jaguar, Ferrari,...: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

2023/08/page-103.jpg

Policia britanike mori një informacion javën e kaluar për një kamion të përmbysur me një rimorkio që mbante disa supermakina.

Aksidenti ndodhi në A20 pranë Farningham në Kent, jo shumë larg qarkut të famshëm Brands Hatch.

Kamioni u përmbys për arsye të pashpjegueshme, si dhe rimorkio e tij që mbante supermakinat, përcjell Telegrafi.

Pamjet tregojnë një Lamborghini Aventador, një Jaguar F-Type, dy Ferrari, një Mercedes-AMG GT, një Nissan GT-R, një Aston Martin dhe një BMW, ndërsa Bentley Continental përfundoi në çati jashtë rimorkios.

Drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime të lehta dhe dyshohet se ka mundur të shmangë pasoja të rënda për përdoruesit e tjerë të rrugës pavarësisht dëmeve. /Telegrafi/