Lakers të pandalshëm, vije fitorja e katërt radhazi (Video)
Los Angeles Lakers kanë vazhduar me formën e mrekullueshme në NBA.
Skuadra e trajnerit Luke Walton ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Lakers arritën të triumfojnë në udhëtim te Miami Heat me rezultat të thellë 131-113.
Çereku i parë i takoi vendasve 36-33 por në të dytin Lakers bën kthesën e madhe duke e mbyllur me rezultat 26-40.
Deri në fund të ndeshjes LA administroi mirë lojën duke ruajtur epërsinë e krijuar nga çerekun i dytë.
Fundori Isiah Thomas ishte më meritori për këtë fitore pasi shkëlqeu me 29 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime.
Paraqitje të mirë tek mysafirët pati edhe Julius Randle me 25 pikë e gjashtë kërcime si dhe Brandom Ingram që shtoi 19 të tjera.
Dwayne Wade shënoi 25 pikë e Goran Dragic 19 të tjera te vendasit por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitorja ndaj Heat ia shton shpresat skuadrës nga Kalifornia për ta arritur pozitën e tetë në Perëndim që do t'i dërgonte në 'Play-Off'.
Ndërkohë nën kampioni i NBA, Cleveland Cavaliers është befasuar në shtëpi nga Philadelphia 76era duke humbur me 11 pikë diferencë 97-108.
JJ Redick ishte më meritori për këtë fitore të mysafirëve me 22 pikë të shënuara.
Me paraqitje të mirë te Sixers u dalluan edhe të përhershmit Ben Simmons që shtoi 18 pikë dhe Joel Embiid me 17 të tjera e që pati edhe 14 kërcime.
Pas kësaj fitore Sixers është ngritur në pozitën e gjashtë në Lindje ndërsa Cavs mbetën në të tretën. /Telegrafi/Rezultatet:
Miami Heat - Los Angeles Lakers 113-131
Cleveland Cavaliers - Philadelphia 76ers 97 - 108
Sacramento Kings - Brooklyn Nets 116 - 111
Portland Trail Blazzers - Minnesota Timberwolves 108 - 99


