Please enter at least 3 characters.

Lajme të rreme për një tërmet që mund ta godas Shqipërinë

2018/01/Fake-News.jpg

Lajme që nuk janë të bazuara në informata kredibile dhe zyrtare janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, që thonë se pas mesnate Shqipëria do të goditet nga një termet i fuqishëm.

Telegrafi njofton lexuesit se të gjitha këto lajme janë të rreme dhe kanë për qëllim shkaktimin e panikut te popullata, sepse nuk janë të bazuara në parashikimet e sizmologëve.

Ndryshe, ekspertët e sizmologjisë kanë thënë se tërmetet nuk mund të parashikohen paraprakisht, e aq më pak fuqia goditëse e tyre. /Telegrafi/