Lady Gaga shkëlqen në Paris përpara koncertit të fundit evropian të “Mayhem Ball”
Lady Gaga u shfaq elegante në Paris me një kostum sateni jeshil gjatë një darke, vetëm pak ditë para koncertit të saj të fundit në Accor Arena, që mbyll pjesën evropiane të turneut “Mayhem Ball”.
Këngëtarja 39-vjeçare tërhoqi vëmendjen me kostumin Tom Ford dhe paruken e zezë, ndërsa më herët gjatë ditës ishte parë me një pamje më të thjeshtë gjatë një shëtitjeje në qytet.
Ndërkohë, Gaga ka folur hapur për periudhën e vështirë pas xhirimeve të filmit të shumëvlerësuar “A Star Is Born”, shkruan DailyMail.
Ajo zbuloi për Rolling Stone se gjatë gjithë xhirimeve ka qenë nën ndikimin e litiumit dhe se menjëherë pas filmit pësoi një “shpërthim psikotik”, duke kërkuar trajtim psikiatrik dhe duke anuluar turneun “Joanne”.
Këngëtarja tha se ka kaluar momente shumë të errëta, por sot ndihet e qetë dhe falënderuese që i ka mbijetuar asaj periudhe.
Një rol të rëndësishëm në shërimin e saj, Gaga ia atribuon të fejuarit, sipërmarrësit Michael, i cili e ka mbështetur në çdo hap.
Ajo tha: “Të qenit e dashuruar me dikë që kujdeset për versionin tim të vërtetë, bëri diferencën”. /Telegrafi/


