Please enter at least 3 characters.

Labi në përkrahje të Don Xhonit: Ky artist më kujton kohën kur kam hyrë si ‘tornado’ në estradë

2022/07/collage-6-1-scaled.jpg

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri - Labi, tashmë e ka dëshmuar se është një përkrahës i madh i artistëve të rinj.

Ai çdo herë ka mbështetur gjeneratat e reja të muzikës dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

I njëjti ka shpërndarë klipin e ri “Katile” të Don Xhonit dhe thotë se ia kujton veten, kur ka nisur karrierën në estradë.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Ky artist ma kujton kohën kur kam pas hyrë si tornado në estradë dhe kur shikonin me çdo mjet që të më rrëzonin, nuk ia patën dalë.Zoti ka fuqinë mbi ne, e jo ne mbi njeriun.Don Xhoni një shpirt artisti që edhe aktrimin në klip e bën si të ishte realitet. Suksese rap artist e jasha Drenica, Kosovë e Shqipërisë.Edhe ky pa koalicion i vetëm në klip njëjtë si dikur kur janë munduar që të mos futesha në duete ama vet më ecte përpara karriera sikurse deri më tani”./Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram