Please enter at least 3 characters.

Labi ndan 2000 euro për personat e helmuar në Deçan

2021/07/Proteste-e-pronarve-te-restoranteve-dhe-kengetare-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Komuna e Deçanit po përballet me një katastrofë më vete gjatë këtyre ditëve.

Një numër shumë i madh i banorëve të kësaj komune janë helmuar dhe kanë kërkuar ndihmë në QKMF – helmim i cili dyshohet se erdhi nga uji, por diçka konkrete nuk ka.

Megjithatë, qytetarëve të vendit iu kanë dalë në ndihmë institucionet e shtetit, përkatësisht Komuna dhe Ministria e Shëndetësisë për të mbështetur njerëzit e prekur nga ky helmim i llojit të vet.

E një kontribut për ta po dëshiron të japë edhe këngëtari dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri.

Labi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se do të japë dy mijë euro nga xhepi i tij, për të ndihmuar të prekurit me ilaçe dhe gjëra të tjera për ata të cilët nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):"PËR DEQANIN Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për tê helmuarit në Deqan!Ne jemi me ju në këto momente, dhe nesër do të ndajë 2000€ për të prekurit ku së paku të kenë mundesi për të blerē ndonjë medikament!Këto janë për fillim mundesitë tona sepse as nuk jam ministri e as milioner!E rendesishme thoshte gjyshi krejt nga pak per me qene të gjithë të fortë.Në këto raste unë nuk e ndjej politiken por jeten e njerëzve. Kështu që nuk ka vend as per kritika ndaj Qeverisë e as askujt se keto raste ndodhin dhe kanë mujt me ndodh edhe në Ferizaj e Prishtinë.Nuk është fort mir gjithkun me kritiku se sesht bash qashtu.Zoti qoftë me ju, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë", ka shkruar Labi në Facebook. /Telegrafi/