Labi i merr gjërat Benitës dhe largohet drejt pishinës, publiku ia kritikon lojën
27/01/2026
Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes Labinotit dhe Benitës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Gjatë qëndrimit në dhomën e grimit, Labi i mori sendet personale të Benitës dhe u largua menjëherë drejt oborrit, pranë pishinës.
Benita reagoi menjëherë duke e ndjekur nga pas dhe duke i kërkuar që të ndalonte, ndërsa i shpjegonte se mes sendeve të marra kishte edhe gjëra personale të nënës së saj.
Ajo u shfaq e shqetësuar dhe kërkonte që situata të mos përshkallëzohej më tej.
Ky veprim i Labit nuk u prit mirë nga publiku.
Në rrjetet sociale, shumë ndjekës të spektaklit reaguan negativisht, duke e kritikuar për sjelljen e tij dhe duke e cilësuar si një lojtar që po krijon situata pa pasur një lojë të qartë brenda shtëpisë. /Telegrafi/


