Please enter at least 3 characters.

La Liga zbulon kalendarin për sezonin 2019/20, këto janë datat e El Clasicove  

2019/07/Messi-vs-Ramos.jpg
284:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: Lionel Messi of Barcelona is clowed down by Sergio Reguilon and Sergio Ramos of Real Madrid during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampionati spanjoll, La Liga ka zbuluar kalendarin për sezonin e ri 2019/20, ku spikasin edhe datat e El Clasicove.  

Sezoni i ri 2019/20 në La Liga pritet të fillojë në fundjavën e 18 gushtit dhe do të zgjasë deri të dielën e 24 majit.

Gjithsej do të luhen 38 ndeshje dhe tashmë dihen çiftet e të gjitha javëve pas mbajtjes së shortit këtë të enjte në sallën Luis Aragones të Ciudad del Futbol de Las Rozas.

Barcelona, për të mbrojtur titullin kampion, do të fillojë mbrojtjen e titullit të tij në San Mames kundër Athletic Bilbaos, ndërsa Real Madrid do luaj kundër Celta Vigos në Balaidos.

Nga ana e tij, Atletico de Madrid do të fillojë në shtëpi kundër Getafes, ndërsa ndeshjet e javës së parë janë ato në mes të: Mallorca-Eibar, Espanyol-Sevilla, Alaves-Levante, Valencia-Real Sociedad, Betis-Valladolid, Leganes-Osasuna dhe Villarreal-Granada.

El Clasico e parë e sezonit do të zhvillohet në Camp Nou, të dielën e 27 tetorit, ku Barcelona e pret Real Madridin në javën e dhjetë.

Ndërsa, El Clasico kthyese në Santiago Bernabeu do të luhet me datë 1 mars të vitit 2020 apo në javën e 26-të të kampionatit. /Telegrafi/