La Liga po varfërohet, 11 yjet që janë larguar këtë verë (Foto)
Me përgatitjet parasezonale që tashmë kanë filluar, shumica e klubeve kanë bërë lëvizjet e tyre. Telegrafi sjellë 11 lojtarët më të mirë që janë larguar nga La Liga këtë sezon, e që natyrisht reprezentojnë varfërim të vlerave futbollistike për këtë kampionat.
Portieri:
Kameni (Malaga – Fenerbahce)
Portieri kamerunas është larguar nga kampionati pas 13 vitesh. Portieri vendosi të largohej nga Malaga dhe të nënshkruaj për Fenerbahcen në aventurën e tij të parë jashtë Spanjës që prej vitit 2004 kur erdhi prej Le Havres. Ai ka lënë momente të mria si në La Rosaleda ashtu edhe në Espanyol, aty ku qëndroi nga viti 2004 deri në vitin 2012.
Mbrojtja:
Yuri (Real Sociedad – Paris Saint Germain)
Pas një sezoni shumë të mirë, Yuri Berchiche është larguar nga kampionati për të kaluar te PSG, një nga klubet e mëdha të Evropës. Atje ai do të udhëhiqet ng Emery, një tjetër trajner i suksesshëm i La Ligas i cili e ka fituar edhe LIgue 1.
Rami (Sevilla – Olympique Marseille)
Qendërmbrojtësi francez u larguar nga Sevilla për t’u kthyer në shtëpinë e tij. Marseille do të jetë destinacioni i Adil Rami, i cili në kampionatin spanjoll ka luajtur te Valencia dhe Sevilla. Me këtë transferim ai kthehet në Ligue 1 për herë të parë që prej vitit 2011 ku u shpall kampion me Lillen.
Musacchio (Villarreal – Milan)
Argjentinasi ka kaluar te një nga klubet më të mëdha evropiane. Musacchio shkoi te Milani në një proces të rikonstruktimit dhe ndoshta ekipit më të mirë të Milanit ndër vite. Pas tetë sezoneve te Reali, ai largohet nga kampionati për të rigjetur veten.
Pepe (Real Madrid – Besiktas)
Mbrojtësi portugez u kritikua për shumën e transferimit të tij, për 30 milionë eurot që Reali pagoi për të dhe po largohet si një nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur klubi madrilen në dekadën e fundit. Pepe nuk ka pranuar ofertat për rinovim dhe ka vendosur për një nga klubet më të mëdha turke, Besiktasin.
Mesfusha:
Camacho (Malaga – Wolfsburg)
Mesfushori i Malagas po tenton të provojë fatin në Bundesliga. Pas një karriere të tërë të kaluar në La Liga, ai ka kaluar tash në Gjermani, por ka thënë se një ditë do të kthehet.
Roque Mesa (UD Las Palmas – Swansea)
Mesfushori largohet nga ekipi që e rriti atë në mënyrën më të mirë, duke ia plotësuar tash ëndrrën për të luajtur në Ligën Premier. Roque Masa u largua nga La Liga për herë të parë në karrierë.
James Rodriguez (Real Madrid – Bayern)
Një nga yjet më të mëdha të kampionatit është larguar në drejtim të Gjermanisë, te Bayerni i paprekshëm. Pasi kaloi dy sezone të vështira nën drejtimin e Zinedine Zidanes, James ka ndryshuar planet dhe tash dëshiron një fillim të ri, pa mbyllur dyert për një rikthim në Bernabeu.
Sulmi
Ruben Castro (Real Betis – Guizhou)
Një largim me mundësi rikthimi. Legjenda e Betisit ka vendosur të shkojë në Kinë, një kampionat më jo konkurrues, por më i paguar. Ai vendosi të shkonte në Kinë për të lënë hapur mundësinë e rikthimit në fund të sezonit në Evropë për t’i ndihmuar Betisit. Për momentin, Sergio Leon do të jetë në krye të detyrës për golat e Betisit.
Sandro (Malaga – Everton)
Sandro Ramirez është larguar nga klubi në kërkim të minutave në mënyrë që talenti i tij të lulëzojë. Sulmuesi ka shënuar 14 gola në 30 ndeshje dhe ka tërhequr vëmendjen e Ligës Premier. Tash, Evertoni ka siguruar shërbimet e tij dhe sfida për të është e madhe pas largimit të Lukakut.
Mariano (Real Madrid – Olympique Lyon)
Sulmuesi i fuqishëm dominikan fillon epokën në Lyon. Mariano largohet nga Reali me seascionin e të pasurit përparësinë por me nevojën për të luajtur më shumë. Sulmuesi arrin në Parc OL për të tentuar fundin e dominimit të Monacos dhe PSG-së në Ligue 1./Telegrafi/Formacioni
/Telegrafi/


