Kyojin ribashkohet me shox në ekipin e CS:GO – Nakama
Ekipi i ndërtuar nga veterani Richard "shox" Papillon tani ka arritur që të shtoj në listën e CS:GO dy lojtar të rinj.
Nakama kompletoi listën e tyre me nënshkrimin e dy lojtarëve Matthieu "Razzmo" Mellot dhe Jayson "Kyojin" Nguyen Van .
Razzmo dhe Kyojin i bashkohen ekipit si zëvendësues për Edouard "SmithZz" Dubourdeaux dhe Paul "day0s" Niel , të cilët u larguan nga ekipi vetëm një muaj pas krijimit të tij.
Kyojin ribashkohet me shox pasi dyshja luajtën së bashku në ekipin Vitality.
Ndërsa Razzmo ishte lojtar i ekipit HEET nga fillimi i vitit 2023.
Tani formacioni i ri i ekipit Nakama do ta bëjë debutimin e tyre në Elisa Invitational Spring 2023 European Qualifier.
Ky është formacioni i ekipit Nakama:
Richard "shox" Papillon
Jeremy "Kursy" Gast
Ryan "Neityu" Aubry
Jayson "Kyojin" Nguyen Van
Matthieu "Razzmo" Mellot
/Telegrafi/


