Please enter at least 3 characters.

Kylie Minogue në kombinimin perfekt dimëror: Xhinse dhe triko, me zgjedhjen kyçe të çizmeve

Kylie Minogue tregon se si kombinimi klasik i xhinseve dhe trikos, i plotësuar me çizme deri në gju, shndërrohet në veshjen perfekte të dimrit

Kombinimi ultimativ për dimrin 2025 përbëhet nga xhinset dhe trikoja, dhe vështirë se diçka mund ta tejkalojë rehatinë dhe thjeshtësinë e këtij stili. Megjithatë, nëse dëshironi ta ngrini këtë formulë të sigurt mode në një nivel më të lartë, Kylie Minogue vjen si frymëzimi ideal.

Këngëtarja e hitit “It’s in Your Eyes” ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të shkurtër, ku shfaqet e veshur me një triko të butë me pika të mëdha të zeza, të kombinuar me xhinse të ngushta ngjyrë blu të çelët. Në vend të balerinave, siç preferojnë shpesh francezet, apo atleteve e përditshme, ajo e ka plotësuar stilin me çizme lëkure ngjyrë kafe deri në gju, me taka të ulëta, një truk i thjeshtë mode që e ndryshon menjëherë gjithë pamjen, transmeton Telegrafi.

Këtë kombinim mund ta përsërisni pothuajse për çdo rast, nga daljet e përditshme, paraditet në zyrë, deri te mbrëmjet jashtë. Çizmet deri në gju janë një nga prirjet kyçe të dimrit 2025 dhe ky stilim tregon sa lehtë mund të përshtaten për veshje të përditshme. Ato mund të vishen me xhinse të ngushta ose me këmbë të drejta, të futura brenda, mbi pantallona me këmbë të gjera e më të lirshme, ndërsa duken po aq bukur edhe të kombinuara me fustane.

Vëmendje të veçantë meriton edhe trikoja e Kylie-t me pika, tekstura e saj e butë, pothuajse si lesh, e bën printin të këndshëm në prekje dhe vizualisht shumë të ngrohtë. Kjo kombinim është jashtëzakonisht i lehtë për t’u rikrijuar, pasi përbëhet nga pjesë që me shumë gjasë tashmë i keni në gardërobën tuaj dimërore. /Telegrafi/