Please enter at least 3 characters.

Kylian Mbappe, më i mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo në moshën 19 vjeçare

2018/09/messi-mbappe-ronaldo_1069dm77rab7i1qhzumey01wpr.jpg

Në vitet e fundit Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë dominuar futbollin evropian.

Kur u mendua që rekordet e vendosura nga ta nuk d të thyhen me vite, në skenë ka dalur djaloshi i ri Kylian Mbappe.

Ylli i skuadrës kombëtare franceze dhe Paris Saint-Germain, i ka të gjitha që të jetë mbreti i ardhshëm i futbollit.

Mbappe, ylli i së ardhmes

Vetëm në moshën 19 vjeç, sulmuesi ka thyer tre rekorde të jashtëzakonshme krahasuar me argjentinasin dhe portugezin kur e kishin të njëjtën moshë.

Duke filluar me golat me klubet e tyre përkatëse, Mbappe me Monacon dhe PSG –në i mbanë në distancë dyshen e famshme.

Golat me klubetKylian Mbappe - 52 golaLeo Messi - 25 golaCristiano Ronaldo - 17 gola

Mbappe ka shënuar më shumë gola edhe në Ligën e Kampionëve sesa Messi dhe Cristiano në moshën 19 vjeçare.

Golat në Ligën e KampionëveKylian Mbappe - 10 golaLeo Messi - 2 golaCristiano Ronaldo - 0 gola

Dhe së fundi, francezi ka tejkaluar dyshen edhe në nivelin e ekipit kombëtar.

Golat me skuadrat kombëtareKylian Mbappe - 9 golaCristiano Ronaldo - 7 golaLeo Messi - 4 gola

Ndërsa Kupa e Botës e fituar me Francën, e mban Mbappe përpara të dyve, me trofe kolektiv. /Telegrafi/