Please enter at least 3 characters.

“Ky është vendi ku doja të isha”, reagimi i Rodri pas debutimit me Barcelonën

Mesfushori spanjoll, Rodri ishte jashtëzakonisht i kënaqur që debutoi me Barcelonën, teksa skuadra e Hansi Flick fitoi lehtësisht 2-0 kundër Atheltic Bilbaos në shtëpi.

Rodri mori një ovacion masiv kur hyri në fushë në minutën e 63-të, duke zëvendësuar Raphinhan, për të shënuar paraqitjen e tij të parë që kur u transferua nga Manchester City.

Reprezentuesi spanjoll kishte humbur fitoren hapëse të Barcelonës për shkak të një operacioni të vogël në shpinë, por ishte i emocionuar që më në fund doli në fushë.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur ndeshjen time të parë. I lumtur edhe me fitoren, kemi arritur dy fitore nga dy ndeshje”, ka thënë fillimisht Rodri pas ndeshjes.

“Është e rëndësishme që të rifitojmë ritmin dhe të përshtatemi me këtë ekip të mrekullueshëm, minutat e para ishin të mira dhe ndjenjat janë pozitive”.

“Është e vërtetë që kam kaluar vetëm një numër shumë të vogël seancash stërvitore, kështu që sot ishte e rëndësishme të luaja në mënyrë që të fitoja ritmin e ndeshjes”.


“Po përshtatem pak nga pak me këtë superskuadër. Ishte një verë e gjatë, por jam shumë i lumtur me mënyrën se si përfundoi”.

“Ky është vendi ku doja të isha. Tani le të fillojmë punën", përfundoi lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/