Please enter at least 3 characters.

Ky është kundërshtari i Skënderbeut në Ligën e Kampionëve

2016/06/ss.jpg

Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu nga Korça ka mësuar emrin e skuadrës që do të përballet në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Hungarisë, Ferencvarosi do të jetë kundërshtar i korçarëve në kuadër të rrethit të dytë.

Ndërkohë interesant do të jetë edhe përballja e skuadrave ballkanike, ku Dinamo Zagreb do të përballet me Vardarin nga Shkupi.

Ndeshjet e para luhen me 12 dhe 13 korrik ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. /Telegrafi/