Please enter at least 3 characters.

Ky është goli i fundit në jetën e Diogo Jotës: Mjeshtëria që vendosi derbin e madh

Tifozët e Liverpoolit po i japin lamtumirën me shumë trishtim Diogo Jotës, duke e kujtuar përjetësisht golin e tij të fundit në karrierë — një gol vendimtar në derbin e qytetit kundër Evertonit.

Në 2 prill të këtij viti, në ndeshjen e zhvilluar në Anfield, Jota shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 57-të, duke siguruar fitoren 1-0 për Liverpoolin në një moment kyç të garës për titullin e Ligën Premier.

Ai dribloi dy mbrojtësit e Evertonit dhe goditi me forcë portën rivale, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore të rëndësishme që më pas i hapi rrugën për triumfin në kampionat.

Pavarësisht problemeve me lëndime që nga transferimi nga Wolverhampton në vitin 2020, Jota ishte gjithmonë një luftëtar në fushë dhe një kërcënim serioz për portierët kundërshtarë sa herë që luante.

Fatkeqësisht, lajmi tragjik për vdekjen e tij u konfirmua sot mëngjes pas aksidentit të rëndë automobilistik në Spanjë, ku humbi jetën edhe vëllai i tij, André Silva.

Dy vëllezërit futbollistë u përfshinë në një aksident të rëndë në autostradë, kur një gomë e Lamborghini Urus që drejtohej nga Jota shpërtheu në shpejtësi të plotë. Shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila u përplas dhe u përfshi nga flakët. Fatkeqësisht, nuk pati mundësi shpëtimi për të dy. /Telegrafi/