“Ky është DJ set-i më i keq që kam parë ndonjëherë”, Timbaland përballet me kritika për performancat në festivalet evropiane
Producenti i njohur amerikan Timbaland është bërë objekt kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale për performancat e tij në disa festivale të mbajtura këtë verë në Evropë.
Shumë përdorues e kanë cilësuar paraqitjen e tij si një nga DJ set-et më të dobëta që kanë parë ndonjëherë, ndërsa videot nga festivalet në Poloni dhe Francë janë bërë virale në internet.
Në pamjet e shpërndara gjerësisht, 52-vjeçari shihet duke bërë shumë pak pas tavolinës së DJ-së, ndërsa herë pas here dëgjohet vetëm duke thënë “eh”, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga publiku.
@koncertoowo Będzie nam się to „E” śniło w nocy 🤣 @Timbaland #lodzsummerfestival#lsf#koncert#timbaland♬ oryginalny dźwięk - koncertoowo
Edhe pse Timbaland prezantohet si DJ në këto festivale, shumë pjesëmarrës pretendojnë se performanca e tij konsiston kryesisht në lëshimin e hiteve të njohura, pa ndonjë miksim të mirëfilltë.
Në repertorin e tij përfshihen këngë që ai vetë i ka prodhuar ndër vite, por edhe klasike të artistëve si Nirvana, Michael Jackson dhe grupi The White Stripes.
@cowboysmusicfestival The vibes are unmatched🙏 #timbaland#cowboys#cmf#cowboysmusicfestival#vibes♬ original sound - Cowboys Music Festival
Megjithatë, sipas kritikëve, problemi nuk qëndron te përzgjedhja e muzikës, por te mënyra se si ajo prezantohet. Timbaland është kritikuar se i ndërpret këngët papritur ose kalon nga njëra te tjetra pa tranzicione, ndërsa shpesh ndalon muzikën vetëm për t'i kërkuar publikut të brohorasë me thirrjet “Make some noise!” (“Bëni zhurmë!”) ose për të promovuar markën e tij të pijeve alkoolike.
Si pasojë, komentet në rrjetet sociale kanë qenë mjaft të ashpra.
@derek__nguyen At least he has bops 🤣 @Cowboys Music Festival #timbaland#cowboysmusicfestival#calgary#yyc#fyp#foryou♬ Say It Right - Nelly Furtado
“Ky është performanca më e keqe që kam parë ndonjëherë”, ka shkruar një përdorues.
Ndërsa një tjetër ka ironizuar: “Thjesht ka lëshuar një listë këngësh nga Spotify dhe mendon se është DJ”. /Telegrafi/


