Ky është 34-shi i LDK-së – Bardhyl Hasanpapaj me përvojë ndërkombëtare në drejtësi dhe reforma ligjore
Hasanpapaj është jurist dhe ligjërues universitar, me mbi 16 vite përvojë në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe reformave gjyqësore.
Për 11 vite ai ka ligjëruar të Drejtën Private Evropiane dhe të Drejtën e Bashkimit Evropian në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Ai është i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, posedon titullin Master në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërsa aktualisht është kandidat për doktoratë në Universitetin e Firences në Itali.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Hasanpapaj ka kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e akteve ligjore të Republikës së Kosovës dhe ka qenë pjesë e projekteve të rëndësishme të financuara nga Bashkimi Evropian, USAID dhe GIZ në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka bashkautoruar gjithashtu publikime profesionale, manuale dhe udhëzues ligjorë për zbatimin dhe hartimin e legjislacionit. Aktualisht, Hasanpapaj është zëvendës-udhëheqës dhe ekspert i lartë ligjor në projektin e financuar nga BE-ja për sistemin e centralizuar të evidencës penale, projekt që ishte finalist në “World Justice Challenge 2022”.
Hasanpapaj në këtë garë synon të sjellë përvojën e tij profesionale dhe akademike në Kuvendin e Kosovës, me fokus tek sundimi i ligjit, drejtësia dhe reformat institucionale.


