Please enter at least 3 characters.

Kuvendi voton në parim projektligjin që ndalon lojërat e fatit

2019/03/55897202_2195327910546917_1886571660442599424_n.jpg
14:"Ridvan Slivova

Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës kanë mbështetur në parim Projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

Me 63 vota pro e tri abstenime, ka kaluar në parim projektligji për ndalimin e lojërave të fatit.

Me anë të këtij projektligji ndalohen lojërat e fatit për 10 vjet, përveç lotarisë së Kosovës.

U theksua se duhet pasur kujdes te mënyra se si do të funksionojë Lotaria e Kosovës, për të cilën më herët është thënë se nuk duhet të mbyllet.

Pas këtij votimi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh se seanca e jashtëzakonshme për leximin e dytë të këtij projektligjit do të fillojë në ora 18:30 /Telegrafi/