Please enter at least 3 characters.

Kuvendi miraton Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç

2016/01/kafeja-pijet-e-gazuara-dhe-energjike-ngadal-euml-sojn-euml-zhvillimin-e-trurit_hd.jpg

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ndalimin e shitjes së pijeve energjike nën moshën 18 vjeç.

Pro këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë.

Ky projektligj ishte propozuar nga gjashtë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, projektligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç, ka për qëllim të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe grupit të ndjeshëm ndaj efekteve negative që sjellin pijet energjike.

Projektligji po ashtu parasheh, sanksione kundërvajtëse me gjobë deri në 2 mijë euro, personin fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik, që shet, ofron ose reklamon për shitje pije energjike në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. /Telegrafi/