Please enter at least 3 characters.

Kuvendi mban seancë për gjenocidin serb në Kosovë

2018/11/kuvendi-1.jpg

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca i ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.

Rendi i ditës:Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,Koha për pyetje parlamentare,Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,Caktimi i Ditës së Gjenocidit. /Telegrafi/