Please enter at least 3 characters.

Kuvendi mban seancë, diskutohet për dialogun me Serbinë

2021/05/kurti-albin_tlg.jpg

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës, ndërsa pikë e rendit të ditës ndër të tjera do të jetë edhe diskutimi mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të nisë në ora 10:00

Rendi i ditësDeklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

Ndryshe, në kohën kur më 15 qershor pritet të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, një ditë më parë u mbajt liturgjia e organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, në objektin e papërfunduar të kishës, që gjendet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, e që kishte nisë së ndërtuari në vitin 1992 pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989.

Mbajtja e një liturgjie të tillë është quajtur provokim para dialogut. /Telegrafi/