Please enter at least 3 characters.

Kuvendi i ri i Kosovës, kështu do të jetë shpërndarja e deputetëve

2021/01/kuvendi.jpg

Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Pasi janë numëruar votat nga diaspora, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, KQZ do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas certifikimin e tyre.

Në bazë të këtyre të dhënave (rezultateve preliminare, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta) shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:

LVV – 58 deputetëPDK – 19 deputetëLDK – 15 deputetëAAK – 8 deputetëLista Serbe – 10 deputetëKDTP – 2 deputetëRI - 2 deputetëIRDK – 1 deputetVakat – 1 deputetPDAK – 1UZ-AH – 1NDS – 1JGP- 1NISMA, sipas rezultateve nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.

Për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i nevojitet një koalicion vetëm me partitë minoritare jo-serbe.

*Rezultati mund të ndryshojë vetëm te mandatet e partive minoritare, pasi KQZ të përditësojë rezultatin pasi u rinumëruan disa qindra kuti të votimit./Telegrafi/