Please enter at least 3 characters.

Kush janë ata që ikin nga Kosova?

2016/01/kush-jan-euml-ata-q-euml-ikin-nga-kosova_hd.jpg

Gazeta zvicerane që distribuohet falas stacioneve hekurudhore “Blick am Abend”, i kushton temës një seri artikujsh me titullin: “Kosova - vendi në emigrim”. Në anketën e radhës ku ekspozohen pesë deklarata qytetarësh, gazeta potencon: “Rreth 800 mijë kosovarë tashmë jetojnë jashtë. 220 mijë prej tyre tek ne”.

Gazeta tenton të krijojë bilancin, kur në ballë të raportit vë plakun 83-vjeçar Magjum Kuqi me brengën e tij: “Nuk jam i pajtimit që ikin të rinjtë”.

Por, jo të gjithë duan të ikin, siç shprehet i vendosur studenti i ekonomisë, Adhurim Imeri (19).

“Unë do të rri këtu. Duhet të ndihmojmë në ndërtimin e ekonomisë. Ne duhet të prodhojmë më shumë”, ka thënë Adhurimi.

Dominuese në reportazhet e shumta, janë deklaratat si ajo e nëpunëses me rrogë të mirë të BE-së në Prishtinë, Aida Salihu, e cila thotë: “Edhe unë do të iki. Për fat të mirë jam e martuar me një anglez. Kosova nuk do të më mungojë aspak...”. Ose, ajo e pronarit të një dyqani, Agim Osmani (58): “Shpresoj që djali im të ikën në Zvicër”.

“Pse, kur integrimi në Zvicër zgjat me dekada dhe në aeroport do ta shikonin si një zhvatës në kërkim të pasurisë?”, shkruan gazeta.

Se a ikin kosovarët vërtet për më shumë luks, për më shumë pasuri, se a ikin edhe kur i kanë kushtet të mira, se nuk e duan vendin e tyre, apo nga mungesa e perspektivës, kjo është ende herët të thuhet. Gazeta shkruan se të gjitha kategoritë ekzistojnë, përveç të ndjekurve politikë e viktimave të urisë, për të cilët vlen azili. Prandaj, edhe do të ndodhin dëbimet për atdhe. /Zëri/