Please enter at least 3 characters.

Kush ishte Dr. Flori? (Video)

2016/01/kush-ishte-dr-flori-video_hd.jpg

Këtë e kanë konfirmuar për mediat shqiptare mjekët e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.

Por, kush ishte Dr. Flori

Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin West Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, dikur anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë.

Ata nuk mund të rrinë një moment pa ngacmuar njëri-tjetrin apo pa bërë shaka aq sa të duket se çdo gjë që thonë duhet ta mendosh mirë në është e vërtetë apo një shaka e momentit, transmeton Telegrafi.

Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.

Ndërsa Doktor Flori, si pjesë e grupit mjaft të njohur “West Side Family” do të mbahet mend edhe për bashkëpunimin me ish-kreun e Bashkisë së Tiranës dhe ish-kreun e opozitës, tashmë kryeministër, Edi Rama. Kënga e parë e debutuar nga ta, ishte “Tirona”, prej nga doli edhe shprehja “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”.

Teksti i këngës i shkruar nga 34-vjeçari, "Zjarr e Ftohtë", i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në “Festivali i Këngës 44” dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”.

Florian Kondi ishte babai i dy fëmijë dhe në rininë e tij ka qenë pjesë e grupit “West Side Family”. Ai ka marrë pjesë në disa festivale.

Ja disa nga hitet e Dr.Florit

2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)
2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)
2011 – Ca na ke
2011 – S'ma ndjen
2011 – Bota nuk është bardhë e zi
2011 – Personale
2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Ka kalle (feat. Noga)
2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)
2012 – Jam ti! (feat. Fabi)
2013 – Zemërthyer (feat. Tiri)