Please enter at least 3 characters.

Kush është Xandra Pohl? DJ-ja që po pushton rrjetin

Xandra Pohl

Xandra Pohl është një DJ, influencuese dhe modele amerikane që së fundmi tërhoqi vëmendjen e mediave pasi u fotografua në një event të organizuar nga Sports Illustrated Swimsuit në plazhin e Miamit.

E lindur më 30 tetor 2000 në Cincinnati, ajo u frymëzua të bëhej DJ pasi ndoqi një performancë të Alison Wonderland në festivalin Lollapalooza.

Xandra mësoi vetë artin e DJ përmes videove në YouTube dhe gjatë studimeve në University of Miami nisi të krijonte përmbajtje në rrjetet sociale.

@xandrapohl My sports Illusrated walkkkkkk AYYY SO EXCOTED GOR ALL OF CONTENT OMG
♬ original sound - T.M

Falë videove që kombinonin jetën e përditshme me pasionin për muzikën, ajo fitoi miliona ndjekës në TikTok dhe Instagram.Sot performon në festivale dhe klube të njohura nën emrin artistik XANDRA dhe ka pasur mentorim nga Steve Aoki.

Karriera e saj mori një tjetër hov në vitin 2024, kur u përzgjodh si debutuese në edicionin prestigjioz të Sports Illustrated Swimsuit.

@xandrapohl I graduated college but never left college… we are basically back on dj tour baby
♬ original sound - xandra

Më vonë, revista Forbes e renditi ndër krijueset më të suksesshme të përmbajtjes dhe në listën “30 Under 30” për industrinë muzikore.

Sot, Xandra Pohl konsiderohet një nga figurat më të spikatura të brezit të ri, duke kombinuar me sukses muzikën, rrjetet sociale dhe modelimin. /Telegrafi/

Xandra Pohl