Kusari-Lila takoi legjendën gjermane të futbollit TopMoller
Futbolli ka pasur gjithmonë një rëndësi të veçantë në Gjakovë dhe klubi i futbollit i Vëllaznimit ndër vite është cilësuar ndër ekipet më të mira të Kosovës.
Moller gjatë takimit shprehi rëndësinë e futbollit për gjeneratat e reja dhe ndikimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij klubi. Ai gjithashtu, shprehu interesim për Komunën e Gjakovës dhe klubin e Vëllaznimit për të kontribuar më tutje në zhvillimin profesional të këtij klubi, transmeton Telegrafi.
Komuna e Gjakovës shprehet e hapur ndaj vullnetit të mirë për zhvillimin e sportit dhe inkurajon më tutje që të prezantohen idetë dhe kërkesat për zhvillimin e klubit te Kryesia në mënyrë që të gjenden interesat e përbashkëta për ngritjen e klubit të Vëllaznimit.
Kryetarja informoi Mollerin që klubi i Vëllaznimit dhe stadiumi i futbollit janë dy entitete të ndara, dhe interesimi për investime në rregullimin e këtij stadiumi bëhet në përputhje me ligjin dhe Partneritetit Publiko-Privat.
Më tutje kryetarja theksoi që mirëpret investimet e huaja dhe lokale në klubin e Vëllaznimit dhe të Stadiumit të Futbollit për zhvillimin e sportit dhe aktivizimin e rinisë në aktivitete sportive. /Telegrafi/


