Please enter at least 3 characters.

Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë - Zahaq, buxheti i planifikuar për këtë projekt është 46 milionë euro

2024/07/ZKM-19-7-2024-1.jpg

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot gjatë paradites vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë - Zahaq, segmenti Kijevë - Dollc.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se ai u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve.

"Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës", thuhet në njoftim.

Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.

Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €./Telegrafi/