Please enter at least 3 characters.

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit: Të bëhemi më solidarë e zemërgjerë

2021/05/Albin-Kurti-takimi-i-pare-i-Komitetit-Nderministror-per-koordinimin-e-procesit-zbatimi-i-projektit-per-Kompleksin-Memorial-Adem-Jashari-foto-Ridvan-Slivova-10.jpg

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se në festë e sakrificës të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët.

“Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson.

Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, shkruan Kurti. /Telegrafi/