Kurti takon përkrahësin e Kosovës, Christopher Hyland – flasin për zhvillimet në vend dhe raportet me SHBA-në
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale.
Në njoftimin për media thuhet se në një takim miqësor, kryeministri Kurti dhe Hyland diskutuan për zhvillimet dhe temat aktuale në vend, për potencialin dhe përparësitë e vendit për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri Kurti e falënderoi Hyland për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në mbështetje të Kosovës, e i cili vazhdon edhe sot”, thuhet në njoftim.
E Hyland, sot pak para nisjes së seancës së 52-të konstituive në Kuvendin e Kosovës, Christopher Hyland, një prej mbështetësve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tha se është koha që të arrihet kompromis dhe të krijohet qeveria.
Në një adresim për media, Hyland potencoi se kriza aktuale në Kosovë do të zgjidhet.
Sipas tij, do të ketë një të ardhme të mirë për Kosovën. /Telegrafi/


