Please enter at least 3 characters.

Kurti takon deputeten Osmani, i referohet si "presidente në ardhje"

2021/01/deklarata-Albin-Kurti-e-Vjosa-Osmani-LVV-LDK-foto-Ridvan-Slivova-14.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Kurti shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtet ndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit.

“Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, Vjosa Osmani. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese. Kryeministri Kurti e falënderoi Osmanin dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtet ndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/