")
Please enter at least 3 characters.

Kurti: Qeveria e re nuk do t’i ketë më pak se 5 ministre

2021/03/kurti1.jpg

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot në marshin e organizuar për 8 Mars ka thënë se Qeveria e re e Kosovës nuk do të ketë më pak se pesë ministre.

Kurti në Ditën ndërkombëtare të Gruas tha se është e domosdoshme të ngritet zëri për gratë që janë viktima.

“Si institucione dhe si shoqëri duhet të përballemi me këtë shtypje dhe shfrytëzim që është i madh në Kosovë. Gratë e vuajnë papunësinë më të madhe, varfërinë, e vuajnë më së shumti kur një anëtar i  familjes nuk e ka shëndetin e mirë”, tha më tej Kurti.

Lideri i LVV-së tha se Qeveria e re nuk do të ketë më pak se pesë ministre.

“...Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore...”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/