Please enter at least 3 characters.

Kurti: Marrëveshja me LDK-në është afër

2020/01/Takimi-i-dyte-pase-qertifikimit-LV-LDK-Albin-Kurti-Isa-Musrafa-foto-Ridvan-Slivova-1-e1576574068663-780x439-1.jpg

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para takimit me liderin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, deklaroi se pas rifillimit të bisedimeve me LDK-në, proceset do të ecin shpejt, pasi që edhe ashtu marrëveshja siç tha ai është shumë afër.

Kurti tha se mundësitë janë dhe pas rifillimit të bisedimeve me LDK-në do të shkojnë proceset më shpejt.

“Mundësitë janë, dhe shpresoj që tash pasi kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes e cila edhe ashtu është shumë afër”, tha Kurti. Ndryshe, Kurti dhe Mustafa sot po vazhdojnë takimin e nisur të martën për të biseduar rreth arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. /Telegrafi/