Kurti hyn në Kuvend, nuk përgjigjet nëse i kanë siguruar numrat
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
17/04/2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tashmë ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të fillojë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Para mediave ai nuk ka treguar nëse i ka numrat për konstitumin e Kuvendit.
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në ora 12:00.
Seanca e sotme është vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve./Telegrafi/


