Please enter at least 3 characters.

Kurti emëron Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

2024/10/10.10.2024-ZKM-1.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në fund të shtatorit Radoica Radomiroviq ishte liruar nga pozita e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, me kërkesë të eprorit të tij, ministrit Nenad Rashiq. /Telegrafi/