Please enter at least 3 characters.

Kurti dhe deputetët e VV-së presin mërgimtarët në Kuvend

2019/07/23350f7fbbf654a50811efa2e4d09c07.jpeg

Në ditën e dytë të aktivitetit tradicional që organizon Kuvendi i Kosovës "Bashkatdhetarët në Kuvend", deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë njoftuar se do të jenë prej orës 9:00-16:00 për të pritur mërgimtarët.

Po ashtu, në pritje të bashkatdhetarëve prej orës 14:00 deri në ora 16:00 do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti.

Ndërkohë gjatë ditës së parë të këtij aktiviteti, interesimi i mërgimtarëve për ta vizituar këtë institucion ishte mjaftë i vogël.