Please enter at least 3 characters.

Kupa Pavarësia e futbollit të premten në Vlorë

2016/01/kupa-pavar-euml-sia-e-futbollit-t-euml-premten-n-euml-vlor-euml_hd.jpg

Edicioni i gjashtë i Kupës mbarëkombëtare të futbollit, Pavarësia edhe këtë vit do të mbahet në stadiumin e Vlorës, ku do të paraqiten skuadrat më të suksesshme shqiptare të futbollit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, raporton Sporti1.

Kosova këtë vit do të përfaqësohet me dy ekipe me kampionin në fuqi, Llamkos Kosova nga Vushtrria dhe fituesin e Kupës e kampionin vjeshtor, Ferronikeli nga Drenasi. Gjithashtu do të marrin pjesë Flamurtari i Vlorës si dhe Shkëndija e Tetovës.

Kupa do të zhvillohet nga 45 minuta lojë, ndërsa fituesi i fundit i kësaj Kupe është Prishtina. /Telegrafi/