Please enter at least 3 characters.

Kulmi i stadiumit të finales së Ligës të Kampionëve do të jetë i mbyllur (Foto)

2017/05/sta-1.jpg

Juventus dhe Real Madrid do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Stadiumi i qytetit uellsian të Cardiffit “Millennium Stadium” do të mirëpres gjigantët evropian për titullin e më të mirit të Evropës për klube.

Po, sulmi me bombë në Manchester Arena, gjegjësisht në koncertin e Ariana Grandes, ku kanë mbetur 22 persona të vdekur dhe dhjetëra të lënduar, ka bërë të ngritën masat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, për herë të parë në histori të finales së kësaj gare evropiane, kulmi i stadiumit do të jetë i mbuluar gjatë stërvitjeve të ekipeve dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Ndryshe, ballafaqimi do të zhvillohet më 3 qershor dhe pritet të jetë i mbushur me mbi 70 mijë shikues. /Telegrafi/